Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, ka emëruar Konstantin Ivashchenko në krye të administratës së qytetit ukrainas të Mariupolit, njoftoi selia e mbrojtjes territoriale të republikës.
“Konstantin Vladimirovich Ivashchenko është emëruar kryetar i administratës së qytetit të Mariupolit”, thuhet në tekstin e dokumentit, shkruan RIA Novosti, transmeton FolDrejt.
Ivashchenko ishte anëtar i këshillit të qytetit nga Partia e Opozitës – Platforma për Jetën.