Sot lideri i grupit paraushtarak rus Wagner Yevgeny Prigozhin ka publikuar në aplikacionin Telegram një foto shqetësuese në të cilën shihen trupat e dhjetëra luftëtarëve të atij grupi dhe në të njëjtin postim ka shkruar akuza kundër forcave ushtarake të Rusia.
Në të njëjtin njoftim, ai deklaroi se luftëtarët e grupit të tij vdiqën pasi iu mor municioni, transmeton Reuters.
Prigozhin është themeluesi i grupit Wagner, i cili po lufton në emër të Moskës në Ukrainë, dhe këtë javë ai akuzoi vazhdimisht Ministrinë Ruse të Mbrojtjes se qëllimisht nuk i kishte furnizuar me municion të mjaftueshëm luftëtarëve të Wagnerit dhe deklaroi se ishte një përpjekje e pabesë për të shkatërruar Wagner./FolDrejt/