Udhëheqësit afrikanë i kanë bërë presion Putinit që të ecë përpara me planin e tyre të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të rinovuar marrëveshjen e grurit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa liderët nuk ishin drejtpërdrejt kritikë ndaj Rusisë, deklaratat e tyre në ditën e dytë të samitit ishin kujtime të theksuara të pasojave të konfliktit, veçanërisht në çmimet e ushqimeve.
“Iniciativa afrikane (paqes) meriton vëmendjen më të madhe, ajo nuk duhet nënvlerësuar,” i tha presidenti i Republikës së Kongos, Denis Sassou Nguesso, Putinit dhe liderëve të tjerë afrikanë në Shën Petersburg.
“Ne bëjmë thirrje edhe një herë urgjentisht për rivendosjen e paqes në Evropë”, tha ai tutje.