Udhëheqësit e Azi-Paqësorit kërkuan t’i jepet fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të mbajtur në Tajlandë.
Deklarata e lëshuar nga krerët e APEC-ut vuri në dukje efektet negative të luftës Rusi-Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se shumë vende e kanë dënuar luftën në Ukrainë, duke theksuar se çështjet që lidhen me luftën dhe sigurinë mund të kenë “pasoja të rënda për ekonominë globale”.
Deklarata po ashtu thekson se lufta shkaktoi inflacion të thellë, pasiguri ushqimore dhe probleme në zinxhirin e furnizimit, duke cituar kërkesën e 2 marsit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: “Kërkohet që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”./FolDrejt/