“Të gjithë janë dakord që ne duhet të ulim çmimet e energjisë elektrike, por nuk ka marrëveshje se cilat instrumente të përdoren për këtë qëllim,” tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord sot në Pragë për të ofruar ndihmë më të madhe financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por nuk iu afruan një vendimi nëse dhe si të kufizojnë çmimet e gazit, raportoi Reuters.
Shumica e anëtarëve të BE-së duan një kufi mbi çmimet e gazit, por nuk pajtohen për detajet, kështu që opsionet përfshijnë një kufizim për të gjithë gazin, një “korridor dinamik”, një kufi mbi çmimin e gazit të përdorur posaçërisht për prodhimin e energjisë, ose vetëm gazin rus./FolDrejt/