Liderët e BE-së njoftuan në samitin në Bruksel se do të ndërmarrin angazhime afatgjata për të forcuar sigurinë e Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve të BE-së që të fillojnë punën për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, raportoi Reuters.
Në samitin në Bruksel, udhëheqësit përsëritën dënimin e tyre ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës dhe thanë se anëtarët e BE-së janë të gatshëm të kontribuojnë në përmbushjen e angazhimeve për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet në afat të gjatë./FolDrejt/