Udhëheqësit e G7 lëshuan një deklaratë në ditën e parë të samitit të Hiroshimës, në të cilën ata përsëritën angazhimin e tyre për të kundërshtuar së bashku “luftën e paligjshme, të pajustifikuar dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Shtohet se një tërheqje “e plotë dhe e pakushtëzuar” e trupave ruse nga Ukraina është e nevojshme, përcjell Fol Drejt.
Shtohet se vendet anëtare kanë rënë dakord për sanksione shtesë kundër Moskës./FolDrejt/