-Adij i biri Hatimit, ridhte nga familja e cila simbolizonte bujarinë. Për shkak të situatës politike, ekonomike, përhapjes së kusarëve nëpër rrugë tregtare, populli jetonte në skamje në vendin e tij, këto kishin bërë që të shuhet ambicja, vullneti për përpjekje, punë dhe përmirsim. Ndodhi të vizitoj nji herë Medinen, emri i Adijit, ishte i ndëgjuar atje. Vajti ta takoj Muhammedin a.s në xhami. Muhammedi a.s i dëshiroj mirëseardhje, e priti me respekt dhe ngrohtësi, e ftoj në shtëpinë e tij fisnike, gjatë rrugës në shoqëri me Muhammedin a.s përjetoj tri raste që atj ja kishin ftohur ambicjet për ndryshim, mu sikur në vendlindjen e tij.
•Fillimisht shikon një grua, e cila lëshoi një piskamë:” O i Dërguar i Allahut! Kam nji hall të madh.” I Dërguari a.s e ndëgjoi, e këshilloi, dhe u largua.
-Adij:”Unë kam takuar mbretër dhe vezirë, krahasoja moralet e tyre me të këtij burri dhe me vete thashë: Jo për Zotin! Këto nuk janë sjelljet dhe moralet e një mashtruesi, por janë moralet e një të Dërguari.
•Gjatë rrugëtimit të përbashkët deri te shtëpia e njeriut më të dalluar Muhammedit a.s, vjen një burrë dhe i ankohet të Dërguarit a.s, për varfërinë dhe mjerimin që e kish kapluar familjen e tij. Muhammedia.s e ndëgjoi deri në fund, i tha diçka dhe burri u largua.
•Vjen dhe njeriu i tretë dhe ankohet për kusarë, që ju zënë rrugën karavaneve të tyre.
-Të gjitha këto përjetime, ja kishin lëkundur bindjen, vullnetin, qëndrueshmërinë Adijit.
-Kur arijnë në shtëpinë e Muhammedit a.s, Adij dalloi vetëm një shilte në mes të dhomës, të cilën Muhammedi a.s ja ofroi që të ulet në të. Ai tha:” Jo ty duhet të ulesh në të.” I Dërguari a.s insistoi dhe Adiji nuk e zgjati. Menjë herë Muhammedi a.s fillon t’i thyej barrierat që ekzistonin mes Adijit dhe Islamit si fe, duke i thënë:” O Adij prano Islamin të shpëtosh.” Adiji ia ktheu:”Unë e kam një fe” Muhammedi a.s i thotë:” O Adij, unë e di se ç’të pengon ty të pranosh Islamin.” Në ato momente Muhammedi a.s fillon të flasë për një ëndër dhe ambicje, e cila bëri Adijin që të pranoi Islamin.
-Adiji e pyeti Muhammedin a.s: E çfarë është ajo?” -Pejgamberi a.s i përgjigjet:” Ti thua se mua më kanë ndjekur njerzit e dobët, të varfër, të frikësuar.” Për Zotin, o Adij kjo fe do të triumfoi dhe bashkë me të do përhapet qetësia dhe siguria…. nuk do gjejnë njerëz që kanë nevoj për lëmoshë…. do përhapet siguria gruaja do udhëtoi e vetme pa frigë…” Kjo bëri që zemra t’i qetësohet Adijit dhe t’ë hapet për bindjen Islame, të cilën e deklaroi para të Dërguarit a.s
Medito:• Muhammedi a.s kur hecte bashkë me Adijin, nuk urdhëroi dikë që të padtrohen rrugët vetëm atë ditë, as që të ndaloi që njerzit në nevoj të takohen me të, e as nuk paraqiti sjellje të injoruesit, gjoja po hec me një fisnik e sot skam momente për ju.
•Para se Muhammedi a.s t’i flasi për Islamin, së pari i paraqiti moralin e tij fisnik gjatë rrugës, në takim me personat që i qanë hallin. Sot do ishte një arritje demokratike sikur mysafirët të ndëgjojnë dhe shohin se si i pari apo përgjegjësit e një vendi të caktuar, haptazi pa protokole fallco flasin për problemet e ndryshme të një institucjoni, dhe të arriturave reale të vëndit dhe jo, sikur kemi arritur diçka, e problemet e njejta na shqetësojnë vite me radhë.
•Normale është që kur preken rrethanat dëshpëruese në një vend, ose institucjon të ketë pasiguri, hezitim për të pranuar bindjen e dikuj, sidomos te njerzit që kanë levizur nëpër botë, kanë studjuar, të kanë shoqëruar. Prandaj ndaj këtyre personave duhet pasur përkushtim dhe qasje të veçantë, nëse duam t’ju hapim zemrën, dhe mbjellim shpresën se e kemi me sinqeritet, ndryshimin, sigurinë, përmirsimin e gjendjes në të cilën ndodhemi si institucjon dhe shoqëri.
•Nuk mjafton që gjërat vetëm të thuhen, por për ato që thuhet duhet vepruar, pranuar detyrimet, pasi njerzit kritik në vetëdije, nuk i pranojnë gjërat vetëm se flet dikush, kushdo qoftë ai, për derisa realiteti që përjetohet nuk është në nivelet e pritura të paktën më optimiste për brezat e ardhëshme, por me punën e sinqertë sot.
• Angazhim, përpjekje që të nxjerim kuadër të pregaditur, i cili do ketë optimizëm, shpresë, me punë e mësim sot, fjalët e tepërta pa punë, bashkëpunim dhe nxitje të sinqertë sot janë fukarallëk, intelektual, shpirtëror, moral, politik, strategjik, kombëtar, fetar. Shumë përpjekje dhe punë na duhet sot, largë vetpëlqimit, tjerët na vëzhgojnë, sikur vëzhgonte Adiji, pasuesit e Muhammedit a.s.
Marrë nga Myftina Dibër.