UEFA gjobiti trajnerin e Romës, Jose Mourinho, për sjelljen e tij në finalen e Europa League.
Trajneri portugez, i inatosur me vendimet e arbitrit dhe rezultatin e finales, ngacmoi arbitrin Anthony Taylor dhe këtë e vazhdoi pas ndeshjes.
UEFA e dënoi Mourinhon duke e ndaluar të drejtojë ekipin për katër ndeshjet e ardhshme evropiane.
Mourinho i inatosur me UEFA-n për këtë, u largua nga bordi i futbollit të UEFA-s, ku përfshihen emra të njohur.
“ Parimet në të cilat kam besuar aq fort kur u anëtarësova nuk janë më të vlefshme ”, shkruan ndër të tjera në letër Jose Mourinho dhe kërkon që ajo t’i përcillet presidentit të UEFA-s, Aleksandar Čeferin në Nyon.