UEFA ka konfirmuar se mesfushori Kristian Eriksen është në gjendje stabile. Danezi për disa minuta ‘luftojë’ me jetën, mirëpo tani është në gjendje stabile. Këtë e ka konfirmuar edhe UEFA.
“Duke ndjekur emergjencën ku ishte i përfshirë lojtari i Danimarkës, Kristian Eriksen, një mbledhje urgjente me dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes do mbahet dhe detajet e tjera do konfirmohen në 19:45. Lojtari është transferuar në spital dhe është në gjendje stabile”, thuhet në komunikatën e UEFA-s, raporton Alsat M ,percjell Foldrejt.com