UEFA ka vendosur të gjobisë klubet italiane të Juventus, Roma, Milan dhe Inter për shkak të problemeve me financat e tyre gjatë periudhës 2018-2022.
Ekipi i Mourinhos është që e ka pësuar më shumë pasi u gjobit me 5 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Interi me 4 milionë, Juventusi me 3.5 mln euro dhe Milan me 2 mln euro.
Ndërkohë, klubet italiane kanë arritur edhe një akord me UEFA-n për të rregulluar bilancet sa më shpejt të jetë e mundur.
Në fakt, pjesë e klubeve që e kanë pësuar janë edhe Olympiacos, Monaco, Besiktas dhe PSG. Në detajet që jepen nga e UEFA-s flitet që në total klubet kanë marrë një gjobë prej 172 milionë euro, por fillimisht do të paguhet vetëm 15% e kësaj shume dhe 85% do të merret vetëm nëse nuk do të ketë një reflektim nga ana e klubeve për të rregulluar gjithçka./A2