UEFA gjobiti Federatën Kroate të Futbollit për sjelljen e tifozëve kroatë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kroacisë në Vjenë.
Kombëtarja kroate mposhti Austrinë me rezultat 3:1 në Vjenë dhe fitoi vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.
“HNS u gjobit me 20,000 euro dhe mbyllja e pjesshme e tribunave (të paktën 2,000 ulëse) në ndeshjen e parë të garës pasuese për shkak të sjelljes diskriminuese. HNS u gjobit gjithashtu me 20,625 euro për hedhjen e objekteve nga tifozët dhe 2,500 euro për djegien e pishtarëve”, njoftoi. HNS në faqen e saj zyrtare./FolDrejt/