Dy ditë pas ndeshjes në mes të Rumanisë dhe Kosovës, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, por edhe për “Bessarabia e Rumanisë”.
Këto të dyja u bënë shkak që mysafirët të largohen nga fusha dhe loja u ndërpre për 50 minuta, përcjell Fol Drejt.
Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi gjyqtari francez Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andrew Shaw, paraqitën raportin dhe rumunët nuk i shpejtojnë asaj që kishin frikë.
Sipas mediumit të njohur rumun Gsp.ro, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet dhe Rumania pritet të përballet me gjashtë akuza nga UEFA.
Komisioni Disiplinor me bazë në Nyon nisi hetimet për rastin e Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza./FolDrejt/