Komisioni Disiplinor i Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) dënoi sot trajnerin e Romës, Jose Mourinho, me katër ndeshje ndalim për të drejtuar skuadrën në Evropë sezonin e ardhshëm për shkak të incidenteve që bëri në finalen e Europa League, transmeton Fol Drejt.
Gjatë dhe pas ndeshjes, Mourinho ofendoi dhe shau arbitrin anglez Anthony Taylor, e më pas në deklaratat për mediat foli jashtëzakonisht keq për arbitrin e ndeshjes finale në të cilën Roma humbi nga Sevilla pas një penalltie. UEFA e ka dënuar në mënyrë drakoniane portugezin pasi nuk është hera e parë që ai bën incidente të tilla.
Për shkak të incidenteve të bëra nga tifozët e klubit romak para, gjatë dhe pas ndeshjes, Roma u gjobit me 55 mijë euro, u ndalua të shesë bileta për një ndeshje jashtë fushe evropiane, si dhe duhet të kompensojë dëmin e plotë të shkaktuar ndaj Pushkas, stadiumi Arena në Budapest, ku u luajt ndeshja finale e Europa League./FolDrejt/