Policia ka njoftuar se ka gjetur veturën në të cilën janë parë për herë të fundit pesë personat e zhdukur në Cardiff dhe tre trupa të pajetë. Dy persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Tre vajzat, Sophie Russon, 20, Eve Smith, 21, dhe Darcy Ross, 21, të gjitha nga Newport, Uellsi jugor, po udhëtonin me një Volkswagen Tiguan me dy burra, Rafel Jeanne, 24 vjeç dhe Shane Loughlin, 32, të dy nga Cardiff, të cilët gjithashtu u raportuan të zhdukur.
Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e të ndjerit.
“Pas hetimeve për të gjetur pesë persona që ishin raportuar të zhdukur, oficerët gjetën makinën me të cilën u panë për herë të fundit në zonën St Mellons të Cardiff. VW Tiguan u gjet pak pas mesnatës të së hënës 6 mars,” tha një zëdhënës i policisë. , shkruan Sky News.
Mësohet se makina është përplasur dhe ka dalë nga rruga. /FolDrejt/