UFC hap dyert për fansat dhe eventin UFC-261 që zhvillohet këtë fundjavë në Florida, do të zhvillohet me tifozë. Një event i rëndësishëm, ku do të zhvillohen 3 duele për titullin. Gjithsesi, UFC-ja ka marrë masat që të zbatohen masat anti-Covid ende në fuqi.
Presidenti i arteve marciale mikse Dana Uajt, u shpreh se mbajtja e maskës si te sportistët ashtu dhe te fansat nuk do të jetë e detyrueshme.
“Këtu, gjithçka është e hapur dhe nga 1 qershori edhe në Las Vegas do të jetë e njëjta gjë. Kjo është pozitive për sportin. Do të jenë vetë sportistët apo fansat që do të vendosin nëse do të mbajnë maskë apo jo”, tha Dana Uajt.