Samir Ujkani mbetet tek Empoli në Serie A. Portierit të Kosovës i kishte përfunduar kontrata, por klubi frulian i ka besuar eksperiencës së 34-vjeçarit.
Empoli nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se gardiani ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 22.
Ujkani do të jetë portier i dytë sërish, pasi Vicario është ai që luan zakonisht titullar me ekipin italian të Serie A./abcnews.al/
📣 𝐒𝐚𝐦𝐢𝐫 𝐔𝐣𝐤𝐚𝐧𝐢 𝐞̀ 𝐮𝐧 𝐧𝐮𝐨𝐯𝐨 𝐜𝐚𝐥𝐜𝐢𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐚𝐳𝐳𝐮𝐫𝐫𝐨
Portiere kosovaro classe 1988, ha firmato un contratto fino al 30 giugno 2023 e vestirà la maglia numero 22 pic.twitter.com/FGlz8Rg4CB
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) August 29, 2022