Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar për shkak të luftës me Rusinë, njoftoi dje shërbimi i reagimit emergjent të Ukrainës.
Sic raporton protothema.gr, në krahasim, kjo është dyfishi i sipërfaqes së të gjithë Austrisë, transmeton Fol Drejt.
Sipërfaqja dhe numri i minave të vendosura nga palët kundërshtare është dhjetëfishuar krahasuar me periudhën para shpërthimit të konfliktit më 24 shkurt, sipas të njëjtit burim.
Minat tokësore janë përdorur tashmë në Ukrainë që kur shpërtheu konflikti midis ushtrisë qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Donbas, siç njihet rajoni lindor i vendit, në vitin 2014.
Operacionet e çminimit janë duke u zhvilluar në sektorët e rimarrë së fundi në rajonet Kherson dhe Mykolife. Bëhet fjalë për toka me një sipërfaqe totale prej 8000 kilometrash katrorë./FolDrejt/