Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se Rusia ka nisur një sulm në territorin ukrainas me 15 mjete ajrore pa pilot (UAV) të tipit “Shahad” dhe 8 raketa “Kalibr”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë të bërë nga komanda, thuhet se mbrëmë Rusia ka kryer disa sulme në territorin ukrainas me dronë dhe raketa “Kalibr”.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse lëshoi UAV-të nga juglindja dhe raketat nga Deti i Zi dhe se, “Armiku përdori 15 UAV sulmuese Shahed-136/131 dhe 8 raketa Kalibr. Forcat e mbrojtjes ajrore, në bashkëpunim me njësitë e tjera të forcave të mbrojtjes, shkatërruan të gjitha objektivat”.
Gjithashtu thuhet se për të rrëzuar objektivat ajrore janë përdorur raketat kundërajrore dhe armët e vogla të njësive të mbrojtjes së ngushtë.
Është raportuar se zjarri ka shpërthyer në disa pjesë të qytetit Odessa, ku si pasojë e betejës kundërajrore kanë rënë pjesë raketash dhe UAV, ndërsa në vendngjarje po punonin ekipet e kërkim-shpëtimit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreth orës 05:00 me orën lokale është rrëzuar helikopteri rus nga njësitet e mbrojtjes raketore në drejtim të Bakhmutit.