Raportohet se autokolona që përfshinte civilë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës është goditur nga forcat ruse.
Guvernatori i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh, në deklaratën e tij në Telegram pretendoi se forcat ruse kanë goditur me raketa autokolonën civile që dilte nga Zaporizhzhia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se sipas vlerësimeve të para të paktën 23 civilë kanë humbur jetën në sulm.
Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Anton Gerashenko, nga ana tjetër përveç vdekjes së 23 civilëve tha se edhe 35 civilë janë plagosur.
Zv/hefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kiril Timoshenko, pretendoi se autokolonës i janë hedhur 16 raketa me sistemin raketor S-300./FolDrejt/