Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës , Energoatom , ka pohuar se një zëvendësdrejtor i termocentralit bërthamor Zaporizhia, i cili kontrollohet nga Rusia, është torturuar dhe rrëmbyer nga forcat ruse dhe po mbahet në një vend të pazbuluar.
Në një postim në Telegram, Energoatom thotë se dje ka ndodhur rrëmbimi i zyrtarit Valery Martyniuk, shkruan protothema.gr
Në fillim të tetorit, menaxheri i përgjithshëm i termocentralit bërthamor ukrainas, Ihor Murasov, u kap nga një patrullë ruse ndërsa po udhëtonte nga termocentrali më i madh bërthamor në Evropë për në qytetin Enerhodar të kontrolluar nga Rusia. Ai u lirua disa ditë më vonë./FolDrejt/
ZNPP Deputy Director General for Human Resources is kidnapped and apparently being tortured by the russian military
‼️ https://t.co/omXD2EWrdO@rafaelmgrossi @iaeaorg pic.twitter.com/hE6FaxdXZs
— Energoatom (@energoatom_ua) October 11, 2022