Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka arrestuar një informator rus i cili po ndihmonte Moskën në përgatitjen e sulmeve ajrore në urat hekurudhore në Mykolaiv, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Për të marrë informacione, informatori shkoi në zonë dhe regjistroi fshehurazi rrugët e lëvizjes së pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës,” tha SBU në një deklaratë.
“Informatori përdori një mesazher për të dërguar informacionin e mbledhur në shërbimin special rus në formën e skedarëve mediatikë me një lidhje me zonën dhe numrin e vlerësuar të armëve të mbrojtësve ukrainas,” shtoi SBU.