Kompania e Hekurudhave të Ukrainës ka njoftuar se po bën gati një numër trenash të veçantë evakuimi që do të udhëtojnë nga Kievi në pjesët perëndimore të Ukrainës.
Trenat shtesë nisen nga stacioni kryesor hekurudhor dhe periferik i Kievit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kompania njoftoi se trenat e shtuar do të jenë për qytetet Rakhiv, Uzhhorod, Truskavets, Vorokhta, Kovel, Chernivtsi dhe Lviv.
Këtu janë disa detaje që kompania ka dhënë në lidhje me këta trena evakuimi: Vendet në tren do të jenë të disponueshme sipas parimit të shërbimit të parë, prioritet do t’u jepet fëmijëve, grave dhe personave me lëvizshmëri të kufizuar, për shkak të rrethanave, janë të mundshme vonesat në tren, ka mjaft makina për evakuimin e sigurt të rreth 10 mijë personave deri në fund të së premtes, kompania u ka kërkuar atyre që udhëtojnë në trenat specialë që të mos zbulojnë vendndodhjen e tyre dhe të mos habiten nëse përdoret ndriçimi emergjent.