Në mesin e ndihmave që vazhdojnë t’i shkojnë Ukrainës, ministrja gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se edhe Sllovakia e Greqia do t’i ndihmojnë Ukrainës.
Siç bën të ditur CNN, ndihma greke e sllovake ndaj Ukrainës pritet të përfshijë rreth 100 automjete të blinduara nga secila prej dy vendeve, transmeton Fol Drejt.
“Ne po jetojmë në kohë kritike, dhe në kohë të tilla, është e rëndësishme të dimë se ku kemi boshllëqe në mbrojtje”, tha Lambrecht./FolDrejt/