Sot, qeveria e Ukrainës i dërgoi një ftesë presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva për të vizituar atë vend dhe “të shihte vetë pasojat e pushtimit rus”.
Reuters raporton se thirrja erdhi një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vizitoi Lulën në Brazil.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka konfirmuar në rrjetet sociale se Lula është ftuar të vizitojë Kievin, “për të kuptuar shkaqet e vërteta të agresionit rus dhe pasojat e tij për sigurinë globale”, transmeton Fol Drejt.