Sasia që do të eksportohet në gusht llogaritet në rreth 4 milionë tonë, krahasuar me 5 milionë në shkurt.
Ukraina është ” në rrugën e duhur” për të eksportuar pothuajse aq drithëra në gusht sa do të bënte përpara fillimit të pushtimit rus , sipas vlerësimeve të një zyrtari të lartë të administratës amerikane, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha AFP se eksportet e gushtit do të arrijnë rreth 4 milionë tonë .
Duke qenë se Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, lufta ka ngritur shqetësime për rrezikun e një krize globale ushqimore .
Një marrëveshje e ngjashme garanton eksportet e Moskës të produkteve bujqësore dhe plehrave ruse./FolDrejt/