Ukraina ka filluar bisedimet online me partnerët për zgjerimin e Iniciativës së Grurit të Detit të Zi, tha një burim i lartë i qeverisë ukrainase për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell Fol Drejt.
Burimi shtoi se Ukraina nuk kishte zhvilluar diskutime me Rusinë, por se Kievi e kuptonte që partnerët e saj po bisedonin me Moskën.
Iniciativa për Grurin e Detit të Zi u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar dhe u zgjat në nëntor.
Ajo do të skadojë më 18 mars, përveç nëse palët bien dakord për një zgjatje. /FolDrejt/