Këshilltari i presidentit ukrainas thekson se lufta në Ukrainë nuk është një konflikt lokal, por “çështja se si do të jetë bota nesër”.
Këshilltari i presidentit ukrainas Mikhail Podoljak pohon se “të lejosh Rusinë të fitojë luftën në Ukrainë” do të “hapte kutinë e Pandorës dhe do ta shtynte njerëzimin drejt epokave të errëta” dhe vlerësoi se “ndalimi i Rusisë” është një mision i përbashkët i të gjitha vendeve të qytetëruara.
“Çdo autokrat mund të provokojë konflikte territoriale, të pushtojë vende dhe të shfarosë kombet,” shkroi Podoljak në Twitter./FolDrejt/