Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njofton se forcat ruse që sulmuan Ukrainën humbën 5.840 ushtarë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njofton se forcat ruse që sulmuan Ukrainën humbën 5.840 ushtarë, shkruan AA.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë informoi për humbjet e forcave ruse në 7 ditët e fundit, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se 5.840 ushtarë të ushtrisë ruse që sulmuan Ukrainën u vranë dhe se ushtria ukrainase shkatërroi 30 avionë, 31 helikopterë, 211 tanke, 862 automjete të blinduara, 85 topa dhe 2 skafe të lehta të Rusisë.
Më tej thuhet se forcat ruse kanë humbur edhe 40 sisteme raketahedhëse, 355 automjete, 60 automjete me karburant, 9 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 3 dronë. Këto shifra nuk përfshijnë informacione për luftimet në vazhdim./FolDrejt/