Këshilltari i presidentit ukrainas Alexei Arestovich pretendon se forcat ruse po përpiqen të sulmojnë fabrikën “Azovstal” në Mariupol në rrugë tokësore, me ndihmën e artilerisë dhe me mbështetje ajrore.
Arestovich njoftoi në Facebook se “trupat ruse po përpiqen të shkatërrojnë mbrojtësit e Azovstal dhe më shumë se një mijë civilë që janë fshehur në fabrikë”.
Fabrika e çelikut Azovstal është bastioni kryesor i mbetur i Ukrainës në portin juglindor të Mariupolit./FolDrejt/