Kryeministri japonez, Fumio Kishida, u ftua nga kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno tha në një konferencë shtypi se Japonia “qëndron me qytetarët e Ukrainës” dhe “ndërmerr hapat e duhur si kryetar i këtij viti të G7”.
Kishida do të vizitojë vendet anëtare të G7, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Kanadanë dhe SHBA-në, si pjesë e një turneu kryesor diplomatik përpara samitit vjetor të G7 në maj.
Japonia u është bashkuar vendeve perëndimore në ofrimin e ndihmës për Ukrainën dhe pranimin e refugjatëve ukrainas./FolDrejt/