Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexey Reznikov ka lëshuar një ftesë për pilotët dhe specialistët e huaj që janë “të gatshëm dhe në gjendje” të përdorin dhe të shërbejnë avionët luftarakë amerikanë F-16 për t’iu bashkuar mbrojtjes së Ukrainës.
Reznikov e bëri këtë thirrje gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kolegun e tij danez Troels Lund Poulsen në qendrën e medias në Odessa, raporton agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.
“Kjo ftesë u drejtohet pilotëve. Nëse ka pilotë që dinë të fluturojnë me avionë luftarakë F-16 dhe janë të gatshëm të marrin pjesë (në luftë), ne jemi të gatshëm t’u hapim derën”, tha Reznikov, transmeton Fol Drejt.