Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podolyak, hodhi poshtë sot akuzat e Kremlinit se Kievi u përpoq të kryente një sulm me dron në rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin.
Ai i tha Reuters se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me dron në Kremlin dhe se veprime të tilla nuk do ta ndihmonin Ukrainën në fushën e betejës, por vetëm do të provokonin Rusinë që të niste veprime më radikale.
Podoljak vuri në dukje se pretendimet e Moskës se Ukraina qëndron pas sulmit mund të tregojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm terrorist” në shkallë të gjerë në Ukrainë në ditët në vijim, transmeton Fol Drejt.