Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov njoftoi se ushtria ukrainase do të zhvillojë stërvitje në datat kur Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Në një deklaratë për kanalin ICTV, Reznikov, tha se Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake më 10-20 shkurt, shkruan AA.
“Ne do të kemi një stërvitje paralele me stërvitjen në fjalë. Në stërvitje do të testohen aftësitë e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar, sistemet antitank Javelin dhe NLAW”, theksoi Reznikov, transmeton Fol Drejt.
Stërvitja e përbashkët ushtarake “Allied Determination-2022”, që do të organizohet nga Rusia dhe Bjellorusia, do të nisë më 10 shkurt.
Sipas deklaratave zyrtare të bëra nga Rusia, deri më tani në Bjellorusi janë dërguar dy sisteme të mbrojtjes ajrore S-400, avionë luftarakë Su-35 dhe sisteme raketore të mbrojtjes ajrore Pantsir-S.