Ukraina i është përgjigjur menjëherë Rusisë pasi kjo e fundit e njoftoi armëpushim nesër në mëngjes.
Forcat e Armatosura të Ukrainës vunë në dukje se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”.
Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se “Rusia do të kërkojë që Ukraina të bjerë dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq deri në orën 02:00 në Kiev të datës 9 mars”.
Por përfundon: “Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.