Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për emërimin e një delegacioni për negociatat për garancitë e sigurisë me Rusinë.
Dokumenti u publikua dje në faqen e internetit të presidentit ukrainas.
Sipas vendimit të Zelenskit, delegacioni do të udhëhiqet nga David Arahami, kreu i partisë parlamentare Shërbëtori i Popullit dhe negociatori ukrainas në bisedimet e deritanishme me palën ruse./FolDrejt/