Pentagoni njoftoi se Ukraina ka pranuar avionë shtesë ushtarakë dhe pjesë nga vendet e tjera për të zgjeruar flotën e saj përballë luftës së Rusisë.
“Unë vetëm do të thosha pa hyrë në atë se çka ofrojnë vendet e tjera se ata kanë pranuar platforma dhe pjesë shtesë për të qenë në gjendje të rrisin flotën e tyre”, tha zëdhënësi John Kirby në një konferencë për shtyp, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ata kanë pranuar avionë shtesë dhe pjesë avioni për t’i ndihmuar ata të kenë më shumë avionë në ajër”, shtoi ai.
Përveç kësaj, ai tha se ukrainasit gjithashtu pranuan mbështetje për t’i “bërë përsëri më operativ disa nga avionët e tyre me krahë fiks”.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën pasi Rusia u zhvendos drejt lindjes së vendit.
Të paktën 2.104 civilë janë vrarë dhe 2.862 janë plagosur në Ukrainë deri më tani në luftën që filloi më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë./FolDrejt/