Shtabi i Përgjithshëm vë në dukje se forcat ruse pësuan humbjet më të mëdha në drejtimet e Donetskut Verior dhe Bakhmutit.
Ushtria e Ukrainës ka eliminuar 32.150 ushtarë rusë që nga 24 shkurti, domethënë që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë, që është 100 persona më shumë se një ditë më parë, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, dhe njoftoi agjencia Ukrinform, transmeton Fol Drejt.
Shtohet se Forcat e Armatosura kanë shkatërruar 1430 tanke armike, 3484 mjete të blinduara luftarake, 715 sisteme artilerie, 212 avionë, 178 helikopterë, 582 dronë, 125 raketa lundrimi, 13 anije dhe varka./FolDrejt/