Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, tha se u nevojiten armë të rënda për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
“Do të jem i hapur, për t’i dhënë fund luftës dhe për të dëbuar Rusinë nga Ukraina, na duhen 1000 obusë 155 mm, 500 tanke, 300 sisteme të shumëfishta raketash, 2.000 automjete të blinduara dhe 1.000 dronë”, tha Podolyak në një deklaratë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai theksoi se Ukraina është në pritje të një vendimi për këtë çështje nga takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s, i cili do të mbahet më 15 qershor./FolDrejt/