Ministria e Jashtme e Ukrainës bën thirrje që Rusia të largohet nga Kombet e Bashkuara, duke thënë se ata kanë “abuzuar” me kartën organizatës dhe se prania e tyre është “jolegjitime”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë të postuar nga ministria, ajo argumenton se Federata Ruse zuri vendin e dhënë BRSS në 1991 dhe nuk kaloi kurrë një proces zyrtar miratimi, ashtu si Republika Çeke dhe Sllovakia, të cilat më parë kishin një vend nën “Çekosllovakinë”.
“Federata Ruse kurrë nuk ka kaluar nëpër procedurën ligjore për t’u pranuar në anëtarësim dhe për këtë arsye zë ilegalisht selinë e BRSS në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nga pikëpamja juridike dhe politike, mund të ketë vetëm një përfundim: Rusia është uzurpuese e selisë së Bashkimit Sovjetik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet aty.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, postoi njoftimin në Twitter, duke përsëritur qëndrimin e ministrisë se anëtarësimi i Rusisë është “i paligjshëm”. /FolDrejt/