Ukraina i ka bërë kërkesë Shqipërisë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera në një kohë që pushtimi rus ka nisur sot. Këtë thirrje Ukraina e ka bërë përmes ambasadorit të saj në Shqipëri. Ukrainasit thirrje për ndihmë aktive i kanë bërë edhe BE-së e SHBA-ve.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov: Sot natën Rusia ka kryer agresion, Ukraina është e sulmuar përgjatë perimetrit kufitar. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por dhe mbi qytete paqësore.
Kjo është një akt lufte, shkelje e hartës së OKB. Kemi shpallur gjendje ushtarake nëq gjithë terirotnin është mbyllur hapësira ajrore e Ukrainës kufijtë perëndmore të hapura e punojnë në regjimin e sigurisë së lartë.
Aktualisht mbeshtetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kyreministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë.
Ne nuk do dorëzojmë pavarësinë e sovranitetin do mbrojmë atdheun tonë me të gjitha mënyrat por kemi nevojë për mbështetje e ndihmë aktive. Bëjmë thirrje BE, SHBA dhe gjithë botës demokrartike të përdorin ndaj agresionit sanksione që do ndalin agresorin.
Kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare dhe kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera./FolDrejt/