Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Grupi i 20 ekonomive kryesore dhe ftesa e Presidentit Vladimir Putin për një samit të G20 në Bali muajin e ardhshëm duhet të revokohet, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike”, postoi zëdhënësi Oleg Nikolenko në Twitter.
“Me duart e tij të përlyera në gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit për samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20./FolDrejt/