Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të premten se vdekja e dhjetëra të burgosurve në një burg të mbajtur nga Rusia tregon se duhet të ketë njohje të qartë ligjore se Rusia ishte një sponsor shtetëror i terrorizmit.
Zelensky, mes tjerash, i ka bërë thirrje ShBA-së që të marrë një vendim për këtë, shkruan Aljazeera, transmeton Fol Drejt.
“Unë po i bëj thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet një vendim dhe duhet tani,” tha ai në një fjalim video natën vonë./FolDrejt/