Grupi i Bankës Botërore thotë se po përgatitet që këtë muaj të japë 700 milionë dollarë kredi për Ukrainën.
Kryetari i saj, David Malpass foli në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Bordi i bankës tani po shqyrton një propozim kredie prej 500 milionë dollarësh të quajtur Financimi i Rimëkëmbjes nga Emergjenca Ekonomike në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kredia është “rritur me garanci nga partnerët dypalësh, duke përfshirë Holandën dhe Suedinë”, vuri në dukje banka.
Malpass i tha gjithashtu Zelenskyt se banka po punonte për të “siguruar një mbështetje shtesë prej 200 milionë dollarësh në fund të marsit” dhe ka krijuar një “fond besimi me shumë për të lehtësuar kanalizimin e burimeve të granteve nga donatorët në Ukrainë”