Të premten, Shërbimi i Sigurisë Urkyina njoftoi se kishte ngritur padi kundër Kadyrov, duke e akuzuar atë për “bërjen e luftës në mënyrë agresive” dhe “kryerjen e veprimeve që synojnë ndryshimin e kufijve të territorit ukrainas”.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka vendosur në listën e të kërkuarve liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, sipas informacioneve të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
Kadyrov është etiketuar si “një individ që fshihet nga organet hetuese”, dhe fotografia e tij është gjithashtu në urdhër./FolDrejt/