Njëzet ushtarë rusë të kapur u kthyen nga robëria ukrainase të enjten si rezultat i një “procesi negociues” me Kievin, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes.
“Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin, sot 20 ushtarakë rusë janë kthyer nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, thuhet në deklaratë. “Të gjithë ushtarakët e liruar u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore, shkruan CNN.
Deklarata nuk përmendi kushtet e marrëveshjes së negociatave me Kievin për lirimin e ushtarëve./FolDrejt/