Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vlerësuar se 98,280 trupa ruse janë vrarë në luftë që nga shpërthimi i konfliktit në fund të shkurtit, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Prej tyre, Ukraina pretendon se 590 u vranë në 24 orët e fundit.
Kievi ndan rregullisht vlerësimet për humbjet ruse, por vlen të përmendet se këto janë vazhdimisht shumë më të larta se shifrat e ofruara nga agjencitë ruse dhe perëndimore./FolDrejt/