Zyrtarë ukrainas kanë njoftuar se kanë hapur një linjë të veçantë, përmes të cilës ushtarët rusë mund të dorëzohen, e deri më tani këtë gjë e kanë bërë qindra rusë.
Andrei Jusov, zëdhënës i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, ka thënë se rreth 200 persona kanë telefonuar brenda një jave në këtë linjë që e kanë quajtur “dua të jetoj”, transmeton Telegrafi.
“Kemi pranuar shumë telefonata nga rusët që së fundmi janë mobilizuar. Po na telefonojnë edhe ata që nuk janë ftuar fare si rezervistë. Po na pyesin çfarë të bëjnë nëse i mobilizojnë, cila është procedura për dorëzim”, shtoi Jusov.
Gjithashtu theksoi se numri i thirrjeve është rritur pas ofensivës në Kharkiv, ku prej atëherë po vazhdon të rritet edhe më shumë.
“Prej atëherë kemi pranuar telefonata vetëm nga ushtarët, që ishin brenda territorit të Ukrainës si pjesë e forcave pushtuese”, shtoi zyrtari i kundërzbulimit ukrainas.
Madje tha se po i telefonojnë edhe ata që janë mobilizuar por që akoma janë në territorin e Rusisë, apo që dyshojnë se shpejtë do të mund të mobilizohen. /Telegrafi/