Ukraina po ballafaqohet ndërprerje emergjente të energjisë elektrike për shkak të granatimeve masive të armikut ndaj infrastrukturës kritike në të gjithë vendin, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Kyrylo Tymoshenko, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, e tha këtë në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Ukrinform.
“E rëndësishme! Për shkak të granatimeve masive të infrastrukturës kritike, kemi ndërprerje emergjente të energjisë,” shkroi ai.
Terroristët rusë kanë nisur prap një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në një numër rajonesh të Ukrainës. Disa nga raketat u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa disa goditën objektivin. Shërbimet po punojnë për eliminimin e pasojave të sulmeve. /FolDrejt/