Ukraina ka marrë 41 gjeneratorë të fuqishëm të destinuar për objektet shëndetësore nga Republika e Kazakistanit, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi marrë një dhuratë të mrekullueshme për Krishtlindje nga populli i Kazakistanit: 41 gjeneratorë të fuqishëm për institucionet tona shëndetësore”, thuhet në raport.
Gjeneratorët do t’u dorëzohen rajoneve të mbetura nën sulmet e vazhdueshme ruse, përkatësisht Mykolaiv, Dnipropetrovsk dhe Kharkiv.
“Çdo gjenerator është një garanci e funksionimit të pandërprerë të sallave të operacionit, departamenteve të kujdesit intensiv dhe stacioneve të gjenerimit të oksigjenit,” vuri në dukje ministri ukrainas i Shëndetësisë Viktor Liashko.
Dërgesa e gjeneratorëve u dorëzua falë përpjekjeve të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Ukrainë-Kazakistan të kryesuar nga deputeti Serhii Nahorniak.
Një kujtesë se, në sfondin e sulmeve ruse ndaj objekteve energjetike, Ukraina mori më shumë se 1000 gjeneratorë të energjisë nga vendet e BE-së në vitin 2022. /FolDrejt/